“… dhe të gjitha pjesët kanë rëndësi.” – Freamon.
Trupi i përgjakur i Brandonit gjendet pranë “gropës”. Wallace është i shqetësuar nga ajo që ndodhi, veçanërisht pasi Avon e shpërblen atë për pjesën e tij në vrasje. Njësia e hetimit kontrollon telefonat në “gropë”, por Daniels përplaset me majorin William Rawls, kreu i seksionit të vrasjeve, kur ky i fundit mëson se një përgjim mund të përdoret për të mbyllur tre raste të tjera vrasjesh akoma të pa mbyllura.