Një restaurim i ri 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, me mbështetjen financiare të programit « Sezoni i Filmave Klasikë » i Shoqatës së Kinematekave Europiane (ACE – Association des Cinémathèques Européennes) dhe programi Europa Krijuese Desk – MEDIA. Restaurimi u krye në studion Dabimus srl, e cila është pjesë e Universitetit “Aldo Moro” të Barit, Itali.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, pushtimi fashist ndihet edhe në strehën vorfnore në Tiranë, ku drejtori italian i detyron djemtë jetimë të pastrojnë natën parullat antifashiste të shkruara nëpër muret e qytetit. Fëmijët indinjohen nga ky mobilizim i detyruar dhe fillojnë të shohin me dyshim çdo veprim të drejtorit fashist. Ata më në fund rebelohen kundër sistemit të korruptuar shkollor, shtypjes fashiste dhe manipulimit të vazhdueshëm. I prodhuar në kulmin e komunizmit në Shqipëri, filmi «Lulëkuqet mbi mure» glorifikon luftën komuniste kundër fashizmit. Pavarësisht nga tonet propagandistike, «Lulëkuqet mbi mure» është një nga filmat më të bukur shqiptarë, nga më popullorët dhe i realizuar mjeshtërisht. Me regji të kineastit të shquar Dhimitër Anagnosti, ai sjell në ekran disa nga aktorët më të mirë të kohës dhe plotësohet me një kinematografi të jashtëzakonshme dhe muzikë të mrekullueshme origjinale nga kompozitori i njohur i filmit, Kujtim Laro.
Prodhuar nga: Kinostudio “Shqipëria e Re”
Regjisor: Dhimitër Anagnosti
Skenari: Petraq Qafzezi, Dhimitër Anagnosti, bazuar në romanin autobiografik «Bonjakët» të Petraq Qafzezit.
Operator: Pëllumb Kallfa Muzika: Kujtim Laro Montazhi: Marika Vila Piktor: Namik Prizreni
Zëri: Saliko Hoxha
Aktorë: Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi, Strazimir Zaimi, Enea Zheku, Artur Haxholli, Alfred Kote, Roland Ohri, Gjergj Pilika, Liza Laska, Anastas Kristofori, Luan Qerimi, Enver Dauti, Pavlina Mani.
Options | Language | Klikime |
---|---|---|
Shiko Online | Titra Shqip | 78 |
Shiko Online | Titra Shqip | 73 |
Shiko Online | Titra Shqip | 82 |
Shiko Online | Titra Shqip | 75 |
Shiko Online | Titra Shqip | 79 |