Tridhjetëvjeçari New Yorkez Brandon nuk mund t’i kontrollojë nxitjet e tij seksuale. Pavarësisht se duket se udhëheq një jetë normale shoqërore, njeriu është i fiksuar pas pornografisë dhe gjithçkaje që sillet rreth kënaqësisë dhe epshit. Ai do të duhet të mësojë t’i mbajë larg impulset e tija të dëshirës seksuale sapo të dashurohet me kolegen e tij të bukur Marianne, e cila është më e interesuar për një histori romantike sesa për atë të bazuar në seks. Për të komplikuar më tej jetën e Brandonit, është edhe motra e tij, Sissy, vetë-shkatërruese, e ftuar për ca kohë në shtëpinë e të riut.