Molly Woods është një astronaute që punon për ISEA (Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Hapësirës) dhe që një ditë i caktohet një mision që përfshin një qëndrim në hapësirë prej trembëdhjetë muajsh, për t’u “shërbyer” vetëm brenda stacionit hapësinor Seraphim.
Pas kthimit të saj, ajo më në fund përqafon burrin e saj John, një inxhinier robotik dhe krijues i androidit Ethan, fëmija i tyre i vetëm, pasi që infertiliteti i Molly nuk e lejoi kurrë atë të ngelej shtatzënë natyrshëm. Sidoqoftë, papritur, kur Molly kthehet në Tokë, ajo zbulon se në mënyrë misterioze ka mbetur shtatzënë.