Miniseriali ndjek jetën e Tatianës, dy vajzave dhe mbesës së saj. Tatiana është një instruktore fitnesi në një nga palestrat më të mira në qytet, vajza e saj e madhe punon si sekretare në një kompani ndërsa e vogla vazhdon ende shkollën e mesme. Përvojat e Tatianës me burrat dhe në martesë kanë qenë të dhimbshme. Ajo përpiqet t’u rrënjos të njëjtin mosbesim vajzave të saj… Por gjithçka ndryshon kur njëra prej tyre bie në dashuri!